Orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë janë shoqëruar nga shira dhe erëra të forta, të cilat kanë sjellë dhe përmbytjen e disa zonave. Kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes një statusi në Twitter sqaron opinionin publik se gjithçka është nën kontroll. Sipas tij, Bashkia ka marrë të gjitha masat për të përballuar situatën, teksa shton se qytetarët duhet të kenë kujdes kur kalojnë në zonat pranë lumenjve apo në segmentin, Zall Dajt-Zall Bastar, ku po kryhen punime.

“Javë shirash në Tiranë. Të gjitha brigadat janë në terren. Për çdo problematik telefononi në numrin 0 800- 0888 nga numri fiks. Evitoni kalimin në segmentin malor, Zall Dajt- Zall Bastar, ku po punohet për riparime nga reshjet. Kujdes pranë lumenjve e përrenjve. Situata është në kontroll, por lipset të kujtojmë se çfarë i kemi bërë vendit me ndërtime mbi kolektore, mbi kanale, apo mbi bodrume”, shkruan Kryebashkiaku Veliaj në Twitter.

Por situata nuk është edhe aq nën kontroll sa e raporton Veliaj duke parë që shumica e rrugëve janë nën pushtetin e ujit dhe kalimi në këmbë është thuajse i pamundur.

Loading...