Ka ndërruar jetë në spital djali 25-vjeçar që u hodh nga kati i tretë i pallatit pas sherrit me prindërit e tij. Viktima është me iniciale B.S., thotë policia. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:05 në rrugën “Nasi Pablo” në Tiranë.

Pas një konflikti në familje, i riu kishte qëlluar me thikë babain e tij me iniciale E.S. 60 vjeç dhe të ëmën A.S. 54 vjeç. Prindërit mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pasi i dëmtoi me thikë, 25-vjeçari u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Fillimisht ai u dërgua i plagosur në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e kësaj ngjarje.

Loading...