Pas pauzës dhënë për shkak të obligimeve si nënë të ish ministres Gordana Jankullovska në Gjykatën penale vazhdoi seanca e sotme për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Në seancë duhet të dëgjohen mbi një mijë “bomba” që PSP i ka si dëshmi në procedurën në fjalë.

Mbrojtja kërkon “bombat” të mos lëshohen dhe kësisoj i konteston si provë valide. PSP, kërkon që materialet- audio të lëshohen me përjashtim të shtatë prej tyre, ku kërkoi që opinioni të përjashtohet pasi ka biseda private.

Për shkak të kësaj, Këshilli gjyqësor është tërhequr të sjell vendim.

Për lëndën “Titanik”, PSP ka ngritur 5.910 dëshmi materiale, ndërsa ka propozuar 191 dëshmitarë.

Loading...