Vetëm pak moment para fillimit të El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madrid, të përfunduar me fitoren e thellë të katalanasve në Camp Nou, me rezultatin 5-1, Robert Fernandez, ish-drejtori sportiv i ekipit blaugrana foli për Rafinha, që ndaj Los Blancos e nisi si titullar, pasi edhe më parë, në mesjavë për Champions League u aktivizua nga minuta e parë, në mungesë të Messi, madje duke shënuar një nga dy golat në fitoren ndaj Inter.

“Rafinha është një futbollist i mirë, kur ishte Luis Enrique dëshironim ta mbronim dhe rinovuam kontratën. Ishte shumë i kënaqur, më pas pësoi një dëmtim të rëndë. Nuk është një sulmues puro, është më shumë një mesfushor ose trekuartist me gol që mund të transformojë linjën e mesfushës nga tre në katër, kur lind nevoja për të mbrojtur. Braziliani u kërkua edhe nga Inter, me dëshirën për ta blerë, por zikaltërit nuk kishin kapacitetin ekonomik për ta bërë, për shkak të rregullave të fair play financiar”, deklaroi Robert Fernandez.

Loading...