Tjetër skandal me çmimet verore, 400 lekë një birrë në Shëngjin

BirrShengjin

Media shqiptare, Mapo, ka shkruar për një tjetër skandal në Shëngjin për çmimet e fryera gjatë sezonës, për shkak se tregtarët e ndryshëm duan të fitojnë sa më shumë nga prania e “detyrueshme” e turistëve.

Pas shkrimit të djeshëm në Express ku një drekë kishte kushtuar hiç më pak se 70 euro, sot një birrë në plazhin e Shëngjinit është 400 lekë për dallim në vendet tjera në Shqipëri që kushton 100-150 lekë.

Deputeti Erjon Braçe i revoltuar nga ky fakt, sugjeronte nga profili i tij në Fb që qytetarët bëjnë mirë që kur i bëjnë denoncimet të tregojnë edhe emrin e lokaleve dhe të mos e mbulojnë atë në mënyrë që ndaj tyre të mund të merren masa (shpeshherë faturat nuk janë tatimore) dhe që kjo vjedhje të marrë fund.

Loading...