Të shtunën në Teatrin e Kumanovës, projekti teatror “Tjetri” ne produksion të “Talia” në bashkëpunim me dramën shqipe shfaqi një spektakël te mirëfilltë para artdashësve kumanovar. Në këtë shfaqje aktori Ylber Murtezi edhe njëherë dëshmoi se rikthimi i tij në skenë ia vlente. Si protagonist i shfaqjes, bashkë me aktoren Elmedina Ameti e cila premton shumë, për një orë rresht mbajtën vëmendjen e publikut me situatat komike dhe me dramën apo tragjedinë e individit brenda vetes, gjë që te publiku herë reflektonte të qeshura, e herë mallëngjim. Një groteskë për nga gjinia e dramës, që i përshtatej kohës së sotme, përndryshe e shkruar nga autori Terenc Mcnailly. Urojmë jetë të gjatë për këtë projekt teatror, i cili ishte i mbështetur nga Ministria e kulturës. Regjisori Nehat Mehmeti edhe njëherë dëshmoi se projektet e tij të mëparshme me plotë meritë kanë qenë të mirëpritura dhe të dekoruara me çmime mbarëkombëtare.

Loading...