Disa turistë janë tmerruar nga ajo që kanë parë në Parkun Nacional Serengeti, në Tanzani. Disa luanë sulmuan veturën e tyre dhe ia hëngrën gomat derisa turistët ishin brenda veturës

Për rreth një orë, luanët kanë bërë copë e grimë gomat e makinës së turistëve të tmerruar, të cilët gjendeshin brenda veturës. Përveç që i prishën gomat, luanët provuan t’i thyenin edhe xhamat e veturës, transmeton Gazeta Express. E gjithë këtë ngjarje, të tmerruar, e shikuan turistët të cilët ishin grumbulluar në veturë për ta shpëtuar veten./dailymail

Loading...