Aktuale

Tony Blair angazhohet për ta kundërshtuar daljen e Britanisë nga BE-ja

Tony-Blair

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, pritet ta shpallë “një mision” të tij për t’i bindur britanikët që “të ngrihen” dhe ta ndryshojnë mendimin e tyre për daljen nga Bashkimi Evropian, ka raportuar rrjeti BBC.

Blair, që ishte kryeministër i Britanisë në periudhën 1997-2007, në një fjalim më vonë gjatë ditës, do të theksojë se njerëzit votuan në referendum “pa i ditur kushtet e vërteta të Brexitit”.

Ai thotë se dëshiron të “krijojë mbështetje për të gjetur mënyrë për të dalë nga vrapimi aktual mbi tehun e shkëmbit”, raportoi BBC.

Blair, i cili pati bërë fushatë për mbetje në BE, do të thotë se i pranon rezultatet e referendumit të qershorit të vitit të kaluar, por do të rekomandojë që të shikohet përsëri kjo çështje, pasi “ne kemi ndjenjë të qartë se kah po shkojmë”.

Qeveria britanike ka thënë se është “absolutisht e përkushtuar” për vazhdimin e procesit të Brexitit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top