Toronto siguron kreun në Lindje, ja renditja e dy Konferencave

Ndeshjet e luajtura sot në NBA kanë dhënë verdiktin e parë. Ekipi kanadez i Torontos do ta mbyllë sezonin e rregullt në vendin e parë në Konferencën e Lindjes, teksa asnjë ekip tjetër nuk ka mundësi të parakalojë kanadezët në ndeshjet e mbetura. Në vendin dytë në Lindje ndodhet Boston, por surpriza e ndeshjeve të sotme ishte fitorja e Philadelphia ndaj Cleveland, duke bërë që ekipet të bëjnë rokadë në renditje.

Philadelphia korri fitoren e 13-të radhazi, rekord për të në NBA dhe ngjitet në vendin e tretë, duke zbritur Cavaliers në të katërtin. Të kualifikuara për në play off në Konferencën e Lindjes janë edhe skuadrat e Indiana, Miami, Milwaukee dhe Washington, por në ndeshjet e mbetura do të luhet për një renditje më të mirë dhe evituar përballjet me ekipet “big”.

Në Perëndim, skuadra e Houston e ka siguruar prej kohësh vendin e parë, shkëputur ndjeshëm nga Golden State, që gjithashtu ka konsoliduar pozitat në vendin e dytë. I kualifikuar në play off në Perëndim është edhe ekipi i Portland, ndërkohë që për 5 vendet e tjera sfida është ende e hapur, teksa synojnë një vend në play off 7 ekipe: Utah Jazz, New Orleans, San Antonio, Oklahoma, Minnesota, Denver dhe Clippers.

Loading...