Toshta, i akuzuari për tentim vrasjen e Selës lirohet nga burgu

Aleksandar Janevski-Toshta, i akuzuar për tentimvrasjen ndaj deputetit Ziadin Sela ka dalur nga burgu i Shutkës.

Gjykata Themelore Shkupi 1, ka pranuar ankesën e avokatit të Toshtës, ku ka potencuar se klientit të tij seriozisht i është dëmtuar shëndeti, si dhe në seancën e fundit të akuzuarit në fjalë ju përkeqësua gjendja shëndetësore dhe ishte dërguar në Repartin e kardiologjisë në Shkup.

I akuzuari Toshta tani është dërguar në paraburgim shtëpiak.

Loading...