Delle Ali me Tottenhamin deri në vitin 2024. Mesfushori i përfaqësueses së Anglisë ka vendosur të rinovojë kontratën me klubin londinez, me të cilin do të jetë i lidhur edhe për thuajse 6 vite. Delle Ali, sot 22-vjeç, iu bashkua Tottenhamit në vitin 2015, kur ishte ende adoleshent, dhe që nga ai moment është shndërruar pikë fikse në formacion. Ai ka shënuar 48 gola në 153 ndeshje në total me Spurs.

Edhe pse ende nuk ka fituar trofe me skuadrën kryeqytetase, Dele është shpallur lojtari i ri më i mirë në Premier League në dy sezonet e para me Tottenhamin.

Delle Ali ishte pjesë e listës së futbollistëve që Gareth Southgate preferoi të grumbullonte për Botërorin “Rusi 2018”.

Loading...