Trafikantja e drogës kërkon uljen e dënimit: Jam shtatzënë

Njëra nga të arrestuarit për shpërndarjen e heroinës në Tiranë, Sonila Dinoshi 31 vjeç, paraqiti përpara trupit gjykues sot një raport mjekësor që vërtetonte se e pandehura ishte 6-muajshe shtatzënë dhe qëndrimi në burg do t’i rrezikonte shëndetin. Për këtë ajo kërkoi një masë dënimi më të lehtë krahasuar me të arrestuarit e tjerë, por trupi gjykues u shpreh se pavarësisht se ishte shtatzënë, ajo përdorte drogë rregullisht, ndaj dhe kjo dobësi e saj, duhej të merrej parasysh në gjykim.

Pavarësisht pretendimeve të Dinoshit, prokurori kërkoi burg dhe fakti që ajo ishte përdoruese droge, sipas organit të akuzës ishte një arsye më shumë që Sonila të qëndronte e izoluar në qeli.

Dinoshi akuzohet për shitje të dozave të heroinës apo kokainës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. 31-vjeçarja është përfshirë edhe më parë në shpërndarje të lëndëve narkotike./Shekulli/

Loading...