Tragjedi në Çair

Mbrëmë (04.07.2018) rreth orës 20 e 20 minuta në rrugën “Qemal Sjefulla” në Shkup (Çair), veturë e llojit “Audi A3” me targa turke e drejtuar nga Xh.Sh. (28) nga Shkupi, ka përplasur këmbësorin I.K. (55) nga Shkupi. Nga përplasja, I.K. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe me veturë të ndihmës së shpejtë është transferuar te Emergjenca pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku pas një kohe të shkurtër ka ndërruar jetë, transmeton Gazeta Lajm.
Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik dhe një ekip i SPB Shkup. Me urdhër të Prokurorit publik trupi është dorëzuar për obduksion.

Loading...