Po udhëtonte drejt qytetit të Pizas, për të ju nënshtruar një operacioni një zemër, por një 64-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë kur ishte duke fluturuar me avionin që ishte nisur nga Rinasi me kompaninë “Blue-Panorama”.

Siç bëhet e ditur nga media italiane, gjatë ditës së djeshme kur avioni ishte në fluturim rreth orës 13:30 shqiptari është goditur nga një atak kardiak dhe avioni ka bërë ulje të detyrueshme.

Por ndërhyrjet urgjente të mjekëve nuk kanë bërë të mundur shpëtimin e 64-vjeçarit shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Loading...