Një grua shqiptare ka humbur jetën gjatë mbrëmjes së djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Treviso, Itali.
Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptarja e identifikuar si Gjyle Mina, 77 vjeçe, ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një “Fiat Panda.
Përplasja ka qenë e fuqishme duke i marrë jetën menjëherë. Makina drejtohej nga një 54-vjeçar italian, i cili është ndaluar nga policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme në Vittorio Veneto.
Sipas të dhënave, gruaja shqiptare ka goditur kokën në kofanon e makinës dhe më pas është shembur në tokë. Edhe pse i është dhënë ndihma e parë, ajo ka ndërruar jetë.

Loading...