Në lagjen Hipodrom të Shkupit sot në mëngjes ka ndodhur një tragjedi e vërtetë, njofton MPB-ja.

Nëna në ora  9:30 ka hedhur fëmijën e saj 6 vjeçar nga kati i 4 dhe më pas hidhet vet. Sipas dëshmitarëve okularë fëmijën e kanë ruajtur telat e teshave, por fëmija është në gjendje të rëndë dhe menjëherë e kanë transferuar në Qendrën Emergjente. Pak më vonë nëna 37 vjeçare hidhet vet  dhe ajo ishte sjellë në Qendrën Emergjente. Deri më tani nuk ka të dhëna dhe ndonjë arsye për procedurën mbi nënën.

Policia është duke inspektuar vendin e ngjarjes dhe më vonë do të ketë detaje të reja rreth aksidentit në fjalë.

Loading...