Një aksident me përmasa tragjike ndodhi sot në Adana të Turqisë, pasi makina që drejtohej nga Musa Hosca doli nga rruga dhe ra në rezervuar. I vdekur mbeti drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerët që fatkeqësisht janë tre fëmijët e tij, Umut (7vjeç), Elif (13 vjeç) dhe Ebubekir (9 vjeç). Aksidenti i tmerrshëm është i ngjashëm me aksidentin e Velipojës në vendin tonë, ku humbi jetën Edmond Preka dhe 3 fëmijët e tij.
Lidhur me aksidentin e Turqisë, “Hyrriet” raporton se pas 30 minutash kërkime, polumbarët arritën tek makina e viktimave në 30 metra thellësi. Ata arritën të nxirrnin trupin e vogëlushes Elif, ndërsa vazhdon kërkimi për tre trupat e tjerë të pajetë. Makina u nxor nga liqeni rezervuar me ndihmën e një vinçi.
Ndërkohë, pak para aksidentit tragjik, Musai kishte publikuar në rrjetet sociale disa foto me fëmijët e tij dhe një video teksa ngiste makinën.
Në vendngjarje është sjellë nga të afërmit edhe nëna e tre fëmijëve sidhe bashkëshortja e të ndjerit, Rukiye Hosca.
Nëna fatkeqe u mbajt në këmbë vetëm me ndihmën e mjekëve, të cilët i injektuan ilaçe për ta qetësuar nga kriza nervore. /opinion.al

Loading...