Tragjedi: Vrasin vajzën sepse donte të martohej me një italian

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali kur babai dhe vëllai i një 25 vjeçarje kanë kryer një krim të rëndë.
Një vajzë 25 vjeçare me origjinë pakistaneze e cila quhej Sana Cheema, me leje qëndrimi në Bresha të Italisë, u vra në vendin e lindjes nga babai dhe i vëllai sepse donte të martohej me një italian, shkruan tgcom.it

Të resë iu pre fyti nga familjarët. Tashmë janë arrestuar babai dhe vëllai i 25 vjeçares.

Sipas “Il Giornale di Brescia”, krimi ndodhi në distriktin pakistanez Gujarat, ku vajza kishte lindur dhe ku ishte rikthyer nga familja e saj para disa muajsh.

Në Bresha, ku jetonte, kishte frekuentuar shkollat vendase dhe kishte nisur të punonte në një autoshkollë.

Loading...