Shënohet tragjedia e parë në këtë sezon të ri turistik.

Një person është mbytur te Gjiri i Lalzit këtë të shtunë.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.S., 22-vjeç, banues në Tiranë.

I riu ishte duke u larë në det me shokët por papritur u humbi atyre nga shikimi.

Të rinjtë kanë dhënë alarmin për zhdukjen e shokut të tyre.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m./noa.al/

Loading...