Tragjike në Durrës! E moshuara hidhet nga kati i katërt, ndërron jetë në vend

Një tjetër rast vetëvrasjeje regjistrohet në vend, këtë herë në qytetin e Durrësit.

Një e moshuar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr. 1 të qytetit bregdetar ndërkohë viktimë ka mbetur shtetasja me inicialet T.H., 74-vjeçe.

Nga veprimet e kryera nga policia rezulton se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.

Ky mendohet të jetë bërë edhe shkak që e moshuara ndërmori aktin fatal.

Policia vijon veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m./noa.al/

Loading...