20170508 Verona Incidente sull'autostrada A22 6 km dopo il casello di Nogarole Rocca in direzione nord Foto Angelo Sartori - 20170508 Verona Incidente sull'autostrada A22 6 km dopo il casello di Nogarole Rocca in direzione nord - fotografo: sartori

Një tjetër viktimë shqiptare është shënuar nga një aksident në Itali. Një 44-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur në autostradën A13 Bologna-Padova.

‘Corriere.it’ raporton se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte shofer i një kamioni.

Ai kishte ndaluar mjetin në korsinë e emergjencës, por gjatë momentit që doli nga mjeti është goditur nga një mjet tip “Volksëagen Passat”, që drejtohej nga një 54-vjeçar italian.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes. Policia ka shoqëruar shoferin e mjetit për ta marrë në pyetje.

Aksidenti shkaktoi trafik në autostradë, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë për normalizimin e situatës. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.

14 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...