Trajneri i Al Jazira: Duhet t’i parkojnë 3 autobusë para portës kundër Real Madridit

Trajneri i Al Jaziras, Henk ten Cate, ka sugjeruar se skuadra e tij duhet t’i parkojë tre autobusë para portës në mënyrë që të mos e lejojë Real Madridin të shënojë në gjysmëfinalen e së mërkurës në Kupën e Botës për Klube.

Fitoret e ngushta kundër Aucklan City dhe Urawa Red Diamonds ia kanë siguruar një vend magjepsës në gjysmëfinale kundër kampionit evropian, Real Madridit, transmeto Express.

Ten Cate ka thënë se skuadra e tij duhet ta huazojë librin e taktikave të Jose Mourinhos për ndeshjen e gjysmëfinales në stadiumin “Zayed City Stadium”.

“Na duhen tre autobusë. Mbase Mourinho mund të vijë dhe t’i parkojë dy autobusë tjerë para portës sonë”, ka thënë ai duke bërë shaka.

“Të ëndërrosh është në rregullt, por nuk duhet të bëhesh budalla, duhet të jesh realist. Dhe nëse jeni realist, atëherë shanset tona për të fituar nuk janë të mëdha”, ka shtuar ai.

 

Loading...