Trajneri i Bayernit, Heynckes tregon arsyen përse Reali është në krizë

LEVERKUSEN, GERMANY - MARCH 16: Head coach Jupp Heynckes of Bayern reacts prior to the Bundesliga match between Bayer 04 Leverkusen and FC Bayern Muenchen at BayArena on March 16, 2013 in Leverkusen, Germany. (Photo by Dennis Grombkowski/Bongarts/Getty Images)

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Jupp Heynckes ka folur për ish-skuadrën e tij që momentalisht po kalon një krizë të madhe në La Liga.

Gjatë intervistës për të përditshmen spanjolle “AS”, Heynckes shpjegoi teorinë e tij përse Reali i Madridit po kalon në një krizë duke humbur me diferencë të ndjeshme titullin kampion në Spanjë.

“Sipas mendimit tim, kjo që i ndodh Realit është normale pasi vjen nga mbingopja. Ekipi i Zidanes ka fituar dy Champions rresht dhe një titull në La Liga nuk është pak. Krahasuar me vitin e kaluar tek Reali ka ndikuar edhe largimi i tre lojtarëve Morata, Pepe dhe James Rodrigues”, theksoi ai.

Loading...