Sport

Trajneri i Italisë trembet nga shqiptarët: Do na pushtojnë sërish

auto_Sgdf1490024063

Trajneri i Italisë, Gian Piero Ventura ka folur në konferencë për shtyp për mediat italian në pra të duelit ndaj Shqipërisë.

Strategu italian është i ndërgjegjshëm që shqiptarët mund të pupullojnë edhe stadiumin e Palermos, ashtu siç bën në miqësoren e Genoas.

“Deri më sot nuk kam ndikuar asnjëherë mbi zgjedhjen e fushave ku mund të shkojmë të luajmë. Por isha i pranishëm në Xhenova për miqësoren kundër Shqipërisë dhe më bëri shumë përshtypje prania masive e shqiptarëve. Isha edhe në Marsejë për Europianin dhe tre të katërtat e stadiumit ishin shqiptare… kundër Francës. E marr të mirëqenë që do të mbushin edhe tribunat e Palermos por edhe kjo është e bukur, pasi do të jetë një ndeshje historike për ta. Por Palermo nuk ka zhgënjyer asnjëherë nga pikëpamja e publikut, i cili ka qenë gjithmonë pranë Kombëtares, gjithmonë i ngrohtë me të, ndaj uroj që të jetë kështu edhe këtë radhë”, deklaroi ai.

Image

Sipas tij kjo ndeshje do të vendosë shumë për pozicionin e Italisë në këto kualifikime.

“Nuk kemi frikë, por ndërgjegjësim për rëndësinë e ndeshjes, është ajo që do të na mundësojë të luajmë në Spanjë me diçka konkrete në duar, rezultati i të premtes do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka thënë Ventura në konferencën e sotme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top