Trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari, pajiset me UEFA Pro licencë

Trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari është pajisur me UEFA Pro licencë. Koordianatori i shkollës së futbollit Renova dje ka dhënë provimin e fundit para Komisionit të Qendrës për Edukim të trajnerëve pranë FFM-së.

“Para komisionit Qendrës për Edukim të trajnerëve pranë FFM-së kam mbrojtur me sukses provimin e fundit për UEFA Pro Licencë. E kalova me sukses edhe pjesën teorike, kurse pjesën praktike e kam mbajtur në fushën sintetike pranë Qendrës sportive në Tetovë me seniorët e KF Renova”, deklaroi trajneri Beari.

Ai para para disa vitesh ishte seleksionues i U15 të Maqedonisë.

Loading...