Fillimsezoni i ri në Ligën e parë të Maqedonisë në futboll do të sjell edhe derbin mes Rabotnickit dhe Renovës, e cila ndeshje do të luhet në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.

Bardhekaltrit do të nisin edicionin e ri nën drejtimin e trajnerit të ri, Jeton Beqiri, i cili deklaroi se kanë respekt për kundështarin, ndërsa shpresojnë në rezultat të mirë.

“Është e rëndësishme të nisim kampiontin me rezultat pozitiv. Kundërshtari ynë i së shtunës ka marrë pjesë në eliminatorët e Ligës së Europës. Ne i respektojmë ata, por me punën që kemi bërë gjatë fazës përgatitore shpresojmë të kthehemi me rezultat pozitiv. Sa i përket formacionit kam disa dilema, për të cilat do të vendosi para fillimit të ndeshjes.  Unë mendoj se në terren do të dalim me formacionin më të mirë”, deklaroi trajneri Jeton Beqiri.

Ai tregon se cilët janë ambiciet e Renovës në kampionëtin e ri.

“Renova prêt që të nis mirë sezonin e ri në Ligën e parë, ndërsa synimet tona janë që të jemi kundështarë i fuqishëm për të gjitha skuadrat. Ambiciet tona janë që të rreshtohemi mes pesë ekipeve më të mira në ligë, ose të jemi në pjesën e epërme të tabelës së klasifikimit”, theksoi Beqiri.

Ndeshja e javës së parë mes Rabotnickit dhe Renovës do të luhet të shtunën me fillim prej orës 17:00 në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.  Ky takim do të gjykohet nga Marjan Gocevski (Strugë) , kurse do të ndihmohet nga Gjorgji Stankovski e Kire Angelovski nga Strumica.

Loading...