Trajneri i Rosenborgut flet për Shkëndijën: Ja çka pret në ndeshje

Rosenborg është gati për ndeshjen kundër Shkëndijës, të enjten në Trondheim, në kuadrin e ndeshjes së parë të play-off për Ligën e Europës.

Rini Coolen, trajneri i gjigandit norvegjez respekton Shkëndijën, për të cilet thotë se janë skuadër e papërshtatshme.

 

“I kemi të gjitha informacionet e nevojshme dhe mirë jemi përgatitur. Pres ndeshje të vështirë, pasi Shkëndija është ekip i mirë. Bëhet fjalë për ekip që kultivon futboll të shpejtë dhe ka lojtarë të mirë. Unë nuk kam qenë këtu vitin e kaluar, por do ta krahasoja Shkëndijën me Vardarin e vitit të kaluar. Ata luajtën dy ndeshje të mira kundër Salzburgut, që është një top-ekip. Duhet patjetër të jemi të kujdesshëm në mbrojtje, pasi ata kanë lojtarë që dinë të bëjnë dallim të madh”, tha trajneri i Rosenborgut

 

Ndeshja mes Rosenborgut dhe Shkëndijës do të luhet në Trindheim të enjten me fillim prej orës 20:45./lajm

 

Loading...