Marko Rose, trajneri i Salzburgut, ka qetësuar euforinë para ndeshjes së kthimit me Shkëndijën.
“Jemi këtu për të vërtetuar kualifikimin në raundin e ardhshëm. Gjithsesi do të jetë vështirë, pasi Shkëndija zhvilloi ndeshje të mirë në takimin e parë, mirëpo nuk shfrytëzoi rastet”, tha Rose.

Austriakët mbrëmjen e së hënës stërvitën në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, ku sonte prej orës 20:15 do të luajnë ndeshjen e kthimit të raundit të tretë eliminatorë në Ligën e kampionëve europianë.

Loading...