Trajneri i Zvezdës nga Beogradi, Milojevic: S’kam koment, të gjithë kundërshtarët janë për respekt

 

Trajneri i Crvena Zvezdës nga Beogradi, Vladan Millojevic, ka dhënë mendimin e tij pas tërheqjes së shortit në Nyon.

Shkëndija nëse e eliminon Salzbugun dhe Zvezda del më e mirë se Spartak Trnava, atëherë do të kemi përballje shqiptare-serbe.

“E pash shortin. Nuk kam ndonjë koment. Sic po kalon koha, të gjithë kundërshtarët janë për respekt. Tani mendojmë vetëm për Spartakun, këtë ndeshje e kemi më me rëndësi. Formati është i tillë që të nxjerrën rivalët. Mirëpo, unë nuk i zgjedh kundërshtarët”, tha Vladan Millojevic.

Loading...