Sport

Trajneri shqiptar nga Maqedonia merr drejtimin e Galatasaray-it  

oktay

 

Trajneri shqiptar nga Shkupi, Oktay Mahmuti do të drejtojë klubin basketbollistik të Galatasaray Odeabank, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një njoftim publikuar nga ueb faqja e klubit kuq e verdhë, theksohet se është arritur marrëveshje 1.5 vjeçare me trajnerin Mahmuti. Trajneri me përvojë, i cili ka lindur më 6 mars 1968 edhe më parë kishte drejtuar Galatasaray-in, mes viteve 2010 dhe 2012. Ai pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi në Anadolu Efes, ku në sezonin 1992-1993 e mori detyrën ndihmës trajner, ndërsa ishte pjesë e stat që toi kupën Koraç në vitin 1996. Që nga sezoni 2000-2001 ai lloi të drejtoj Anadolu Efes si trajner, ku arriti të tojë 4 kampionate në ligën e Turqisë. Në sezonin 2007-2008 arriti marrëveshje me klubin italian Benetton Treviso, ndërsa në vitin 2010 kaloi në Galatasaray. Mahmuti më pas drejtoi sërish Anadolu Efes dhe Darüşşafaka.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top