FC Shkupi nën drejtimin e trajnerit Umit Karan u ndal në barazim 1-1 kundër Rabotniçkit, që është barazimi i tretë në këtë sezon. FC Shkupi ishte më konkret në këtë përballje, por mungoi finalizimi, që bëhet tani një çështje serioze për vazhdimin e sezonit. Pas aksionit të parë të mysafirëve , kur Geoefri ishte në zonën e rrezikut, ishte Angelov që përgjgjet me tentim të çuditshëm, në minutën e 5-të, kur nga gjuajtja e lirë, topi shkoi skaj portës. Ndryshimi i rezultatit erdhi pas presionit të madh të FC Shkupit. Një krosim në zonë nga Rron Broja, u konvertua në gol, por kësaj radhe nga mbrojtësi mysafir, Herera , i cili në tentim që të evitojë rrezikun para Suhel Muharemit, dërgoi topin në rrjetën e vet dhe 1-0 për FC Shkupin. Sulmuesi i FC Shkupit, Suhel Muharem, në minutën e 25 tentoi nga distanca, por asgjë për të shqetësuar portierin mysafirë Jankov. Mysafirët rastin e parë më konkretë , në 45 minutat e para e kishin në minutën e 37-të, kur Gofri , brenda zonë , ndalohet nga portieri Aleksovski. Vetëm 7 minuta më vonë, Todorovski gjuan nga brendia e zonës, por topi shkon skaj portës. Në tentimin e fundit për të ndryshuar shifrat e lojës, Suhel Muharemi gjuan nga këndi i vështirë, por pa mundur që të ndryshojë rezultatin.

Në pjesën e dytë , mysafirët kaluan në sulm për të barazuar shifrat dhe tentimi i Todorovskit u ndal nga portieri Aleksovski. Dhe në aksionin e parë më konkret të pjesës së dytë, Rabotniçki barazoi shifrat në 1-1. Herera asiston brenda zonë, ku Petkovski me lehtësi shënoi për 1-1. Pas këtij dushi të ftohtë, FC Shkupi kaloi në sulm dhe në kërkim për golin e dytë. Në minutën e 68 Serzhinjo ishte në aksion dhe gjuan fortë , por në vendin e duhur dhe në nivel të detyrës është portierin Jankov. 10 minuta më vonë, në aksionin e parë , pasi që u inkuadrua në lojë, Blazhe Iljoski godet ashpër nga 20 metra, por sërisht i sigurtë tregohet portieri mysafirë. Deri në fund të takimit, FC Shkupi solli presion të plotë që të shënojë golin e dytë, mirëpo mysafirët aritën që të mbrohen me ngulm dhe të arkëtojnë një pikë nga stadiumi në Çair.

Pason pauza dy javorë për shkak të ndeshjeve të Ligës së Kombëve, ndërsa në javën e 10-të, FC Shkupi do të përballet me Sileksin, në terrenin vendas.

Loading...