Kursi i parë për talebe është duke u zhvilluar në Cyrih, në vitin 2019 do të ketë një ofertë mbarëzvicerane.

Mëngjesin e një të shtune, në qarkut V të Cyrihut: Një çantë nën krahun e saj, një grua e re me shami në kokë dhe me mantel të gjatë, vrapon nëpër oborrin me zhavorr. Një burrë me mjekër ia mban nga derën e qelqit. “Faleminderit,” thotë ajo, duke marrë frymë rëndë.

Të dy janë myslimanë dhe shokë të klasës. Ata ndjekin kursin e edukimit të mëtutjeshëm “Kujdesi dhe këshillimi mysliman në një kontekst ndërfetar”, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Ky është programi i parë i tillë i studimit në Zvicër, i cili ekskluzivisht iu dedikohet myslimanëve. Pjesa teorike zgjat tetë ditë, pasuar nga një praktikë.

Gjithsej, 24 persona kanë aplikuar për kursin, ndërsa gjysma u pranuan – gjashtë gra, gjashtë burra. mosha e tyre, gjuha e tyre amtare dhe biografitë e tyre janë krejtësisht të ndryshme: Një boshnjak i ri që është rritur në Zvicër, i cili në mënyrë të përkryer flet gjuhën gjermane dhe që ka studiuar shkencat islame në Universitetin e Cyrihut. Pranë tij, një zotëri i vjetër nga Maqedonia, i cili ka punuar si imam për shumë vite, por gjermanishten e të cilit vështirë se mund ta kuptosh, në afërsi një grua zvicerane që është konvertuar 20 vite më parë në sufizëm, një rrymë shpirtërore e islamit, e cila nga shumcia llogaritet si sektë. Ajo është e vetmja nga gjashtë gratë që nuk mbajnë shaminë, transmeton Albinfo.ch.

Kursi po udhëhiqet nga Qendra zvicerane për islamin dhe shoqëri (SZIG), pjesë e Universitetit të Friburgut, ndërsa iniciator është Kantoni i Cyrihut. “Qëllimi është për t`i trajnuar profesionalisht talebet myslimane, të cilët përkujdesen për mirëqenien shpirtërore të rreth 100,000 myslimanëve nëpër spitale, shtëpi dhe azile, në situata të jashtëzakonshme”, thotë Deniz Yüksel Zyra për integrim e Cyrihut.

Klasë është, ashtu si edhe shumë të tjera në vend, jopersonale, pothuajse sterile. Gjithashtu edhe sjellja e nxënësve vështirë se ndryshon nga klasa të tjera: Disa marrin shënime me zell, bëjnë pyetje dhe diskutojnë me përkushtim. Të tjerët luajnë mërzitshëm me një stilolaps dhe pothuajse bien në gjumë në karrigen e tyre, informon më tej Albinfo.ch.

Fakti që “SonntagsBlick” është duke vizituar klasën, ka shkaktuar tension, veçanërisht për disa menaxhues të projektit. Fillimisht, ata duan të dinë saktësisht se cili është qëllimi i artikullit, informon Albinfo.ch. Përmes disa telefonatave sqarohet se kush mund të fotografohet dhe kush është në dispozicion për një bisedë.

Ndërsa gazetari ankohet për jehonë të komplikuar, nga përgjegjësit e kursit dëgjohet: “Ky nuk është një kurs gatimi”.

Jo vetëm Spitali universitar i Cyrihut që ka nevojë për trajnimin e mirë të talebeve. Edhe Inselspitali i Bernës dhe spitalet kantonale të Lucernit dhe St. Gallenit gjithashtu konfirmojnë se ka nevojë për këto kurse.

Drejtori i SZIG-ut, Hansjörg Schmid dëshiron ta rregullojë situatën. Nga vjeshta e ardhshme, ai synon të trajnojë talebe nëpër gjithë Zvicrën, e jo vetëm në kantonin e Cyrihut: “Ne kemi aplikuar për mbështetje nga ana e Qeverisë për të bërë një ofertë të tillë”, njofton Albinfo.ch. Shanset për tu premtuar të holla, nuk janë të këqija.

Loading...