Presidenti amerikan Donald Tramp në fjalimin e tij përmes video-lidhjes drejtuar ushtarëve nga Divizioni i 82-të ajror desant të Armatës së SHBA-së të sistemuar në Afganistan, me të cilin ua uroi Ditën e Falënderimeve, paralajmëroi fitore mbi islamistët edhe në Afganistan.

Paraprakisht, siç lajmëroi MIA, SHBA shpalli fitore edhe mbi Shtetin Islamik (SHI) në Irak dhe Siri, pas fushatës ushtarake prej disa viteve.

“Tashmë nuk do të luftojmë ashtu që ju vetëm do të shëtiteni përreth. Tani luftojmë që të fitojmë. Në tre-katër muajt e fundit ju e ndryshuat rrjedhën e luftës si asnjëherë deri më tani. Ju dini të fitoni, por ne duhet t’ju lejojmë të fitoni. Deri më tani nuk u lejonin të fitoni, ju detyronin të luani për barazim”, deklaroi Tramp.

Tramp njëkohësisht iu drejtua edhe ushtarëve amerikanë, pilotëve dhe marinsave në Irak, Turqi dhe Kuvajt.

Loading...