Tre shfaqe janë mysafirë në Qendrën kulturore rinore, sot dhe vikendin e ardhshëm në suaza të FTM-së “Skupi Festival”.

Sonte  në orën 20 do të tregohet shfaqja “Koshurki” e kompanisë Pangar nga Stambolli. Nesër mbrëma në orën 20 mysafir është  qendra e pavarur për art bashkëkohor Mit Faktor nga Çekia, ndërsa të dielën do të luhet shfaqja “Ato hyjnë pa trokitur”, i Teatrit të Tiranës.

Programi i tërësishëm i FTM-së “Skupi Festival” është në ueb faqen zyrtare të festivalit, www.skupifestival.org.mk

Biletat janë me çmim prej 150 denarësh dhe mund të blihen në biletarinë e QKR-së, ose të rezervohen në bileti@mkc.mk.

Për shfaqjen është siguruar përkthim në gjuhën maqedonase. FTM “Skupi Festival” është përkrahur nga Ministria e Kulturës dhe Qyteti i Shkupit.

Loading...