Tre të arrestuar në Gjermani në lidhje me sulmet e Parisit

Mediat gjermane kanë raportuar se tre persona janë arrestuar në perëndim të Gjermanisë, në qytetin Aachen, të cilët dyshohen se kanë lidhje me sulmet në Paris.

Në anën tjetër Franca, sipas një burimi të CNN, janë duke e kërkuar Abdelhamid Abaaoud, një anëtarë i ISIS që dyshohet se ka planifikuar sulmin, por autoritet nuk po mund ta gjejnë atë.

Më 13 nëntor, në Paris së paku 129 kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar. Në lidhje me sulmet në Francë, presidenti Francois Hollande ka deklaruar se shteti i tij është në luftë tani, njofton Gazeta Express.

Loading...