Tre anëtar të ekipit të Khabib Nurmagomedov janë arresuar, pas sherrit masiv që ndodhi jashtë tetëkëndëshit, pas përfundimit të luftës së UFC për titullin kampion në kategorinë e lehtë, në të cilën rusi mposhti irlandezin Conor McGregor.
Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Kampioni i ri mund të mbetet pa titull.

Derisa sigurimi përpiqej të qetësoj Nurmagomedovin, një prej anëtarve të ekipit sulmoi irlandezin, deri sa ai ishte në tetëkëndësh, duke e goditur në shpinë nga mbrapa.

Presidenti i UFC-së, Dana White deklaroi se pjesëmarrësit e trazirës janë arrestuar dhe kërcënohen me akuza penale.

“Khabib u hodh mbi rrethojen duke vrapuar kundër njerëzve të Conorit, me të ciletë edhe më parë kishte pasur akuza verbale. Më ka ardhur mbi kokë”, deklaroi i nervozuar White.

Ai kishte folur me McGregorin:
“Edhe atij i pëlciti filmi. Megjithatë, jo për shkak të kaosit pas luftës, por për shkak të humbjes në kafaz”, zbuloi White.

Tre anëtër të ekipit të luftëtarit që ka origjinën nga Dagestani janë çuar në burg, kurse sa i përket Nurmagomedovit, ekzistojnë shanse që ti merret shiriti!. Për këtë do të vendoset në ditët në vijim.

“Në rrugë për në burg janë tre njerëz të ekipit të Khabibit. sa i përket atij, e dinim se nëse ia dorëzojmë gjerdanin në kafaz dhe e shpallim fitues, do të shkaktohej kaos. Dëshiroja ta provojmë ta çojmë sa më larg nga këtu”, përfundoi White.

Loading...