Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, kanë ndërmarrë operacionin policor, nën dyshimin e bazuar se disa persona të dyshuar po transportonin substancë narkotike, duke kryer me këtë rast veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Pas realizimit të procedurave hetimore intenzive, operacioni policor është zhvilluar në fshatin Shakovicë të Podujevës, me ç’rast janë ndaluar 3 persona të dyshuar, kurse një tjetër është në arrati, transmeton Gazeta Express

Njëri nga tre personat e dyshuar, tani më i arrestuar nga Policia është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Në këtë operacion të arrestuar janë personat me iniciale si në vijim:

 

•             G. D.               lindur me 1974                     m/sh/k

 

•             Sh. H.              lindur me 1968                     m/sh/k

Loading...