Tre zjarre mbrëmë kanë shpërthyer në rajonin e Kumanovës, informojnë sot nga Njësiti territorial kundër zjarreve.

Zjarrfikësit dje kanë intervenuar në zjarrin që shpërtheu nën përkujtimoren “Kullotat” nga ora 20:45 deri 21:00. Zjarri kaploi barin e thatë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mbrëmë në dy vende zjarr ka pasur edhe në “Bagrem Banja” në lagjen “Pero Çiço”. Zjarri i parë është regjistruar në orën 13:00, ndërsa i dytë në lokacionin e njëjtë në orën 18:15.

Me rritjen e temperaturave thuajse çdo ditë digjet bari i thatë dhe kullotat në disa lokacione në Kumanovë.

Loading...