Trekëndëshi i Bermudës, imagjinatë apo realitet? Shkencëtarët zbulojnë të vërtetën

Legjenda thotë se rajoni nëntropikal i Trekëndëshit të Bermudës në Atlantikun e Veriut është vend i qindra fatkeqësive tragjike dhe të pashpjeguara.

Historitë që rrethojnë zhdukjen fatkeqe të avionëve dhe anijeve në zonën mes Majemit, Bermudës dhe Porto Rikos shpesh herë përqendrohen tek e mbinatyrshmja.

Ka rrëfime plot fantazi që flasin për shkëputje në hapësirë-kohë që përthithin udhëtarë dhe anijet e tyre, apo që zona është e mallkuar prej shpirtrave të skllevërve afrikanë. Disa teori madje thonë se alienët mund të jenë përgjegjës për ngjarjet e frikshme.

Megjithatë, e vërteta është shumë më pak paranormale.

Themelet e këtij miti i përkasin kohës së Kristofor Kolombit, i cili raportoi se kish parë një flakë të madhe (me gjasë një meteor) që ra në oqean, teksa ai lundronte përmes trekëndëshit gjatë udhëtimit të tij për në Botën e Re. Më vonë në shekullin 20, anija e mallrave Cyclops humbi në Trekëndëshin e Bermudës, bashkë me 300 njerëz që kishte në bord. Nuk u gjet asgjë as nga anija as nga ekuipazhi, dhe as nuk ishte lëshuar një sinjal alarmi, pavarësisht se anija i kishte të gjitha pajisjet.

Loading...