Histori

Tribalët nuk kanë pasur asnjë lidhje me sllavët, aq më pak me serbët!

abdulla mehmeti

ABDULLA MEHMETI

Atë që nuk e thonë studiuesit dhe historianët sllavë, rusë, serbë e gullgarë, përveç disa pseudoshkencëtarëve sllavomaqedonas dhe serbë, mercenarë të politikës ditore, e thotë një publicist shqiptar, edhe atë, tezën e tij e mbron me këmbëngulje në mediat në gjuhën shqipe se, fisi i tribalëve na qenka paraardhës i serbëve të sotëm! Hajde mendje, hajde!

Ky analist, për ta nxjerrë nënën e kryeheroit tonë kombëtar, Skënderbeut, me prejardhje serbe, e citon bile Marin Barletin, por nuk i citon burimet sllave, sidomos ato serbe dhe bullgare, se kur ata kanë thënë që tribalët janë paraardhës të fiseve sllave, përktësisht të serbëve!

Tribalët kanë qenë një nga fiset e vjetra të Gadishullit Ilirik, fis i vjetër ilir me një përzierje të lehtë thrakase, për të cilën nuk e ka thën shkenca fjalën e fundit, të cilët kanë jetuar në një territor të gjerë, nga jugu i lumit Danub, në luginën e Moravës, veriperëndim të Bullgarisë së sotme, por edhe në fushën e Pellagonisë, në Pollogun e Epërm, rajonin e Galiçnikut dhe të Rekës së Dibrës.

Më së miri për këtë flasin traditat dhe veshja tradicionale popullore e këtyre trevave. Nëse historinë kanë mundur ta falsifikojnë disa popuj të këtij rajoni për qëllime pushtuese, shumë karakteristika të përbashkëta të veshjeve popullore, doket, zakonet, bestytnitë dhe besimet popullore, si veçori dalluese, edhe sot ruhen me zhelozinë më të madhe ndër banorët e këtyre trevave.

A e din ky publicist se, vetë historianët më eminentë serbë, periudhën më të hershme të cilën mundohen ta dokumentojnë përmes burimeve të pakta dhe të zbehta për praninë e fiseve sllave, paraardhës të serbëve të sotëm në këto hapësira, këtë periudhë e quajnë si ,,Serbia Ilire”, duke mos mundur të gjejnë gjurmë të tjera!

Të interesuarit mund të lexojnë: Jovan Deretiç ,,Serbia antike”, Novi Sad, 2000, sidomos kapitullin me titull ,,Serbia Ilire më e lashtë se Perandoria Romake”, nga faqe 350 e në vazhdim, si dhe burime të tjera, sado që këta autorë janë munduar ta falsifikojnë historinë e kohës antike, nuk kanë mundur ta mohojnë faktin se ilirët ishin të parët e këtij Gadishulli dhe se tribalët nuk kanë qenë paraardhësit e serbëve.

(18.VII.2017)

To Top