Maqedoni

Tridhjetë ditë paraburgim për kosovarin e arrestuar në Kumanovë

policija-752x440-720x340-620x330

 

Lidhur me rastin “arrestimi i shtetasit të huaj” që ka ndodhur para dy ditëve, Gjykata e Kumanovës i ka caktuar personit A.S. (25) paraburgim ekstradues në afat prej 30 ditëve dhe ai është transferuar në burg në Shkup, njoftoi MPB, shkruan Gazeta Lajm.

A.S. është arrestuar më datë 12.09.2017 ora 18 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, sepse gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar që gjendet në stop-listë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “përdhunim”.

 

To Top