„Kisha frikë se një ditë do të më ndodhë diçka e keqe, shumë e keqe. Kisha frikë se do të më vrasë“. 
(Rrëfim nga një kërkesë për azil e një shqiptareje, e cituar nga Organizata për të drejta e gruas „Terres des Femmes“)

Qindra njerëz nga Shqipëria, për kohë të gjatë e për çdo muaj, kanë qenë në mesin e refugjatëve të cilët vinin në Gjermaninë Veriore. Gjatë muajti gusht, në Hamburg ata përbënin një të tretën e grupit për nga numri i refugjatëve. Që nga muaji tetor, Shqipëria vlerësohet si shtet i sigurt i origjinës dhe tashmë, refugjatët shqiptarë mund të dëbohen më shpejt. Një vendim të tillë, kritikët e shohin si rrezik potencial për disa persona, e në veçanti për gratë refugjate shqiptare.

Si kandidate për anëtarësim në BE, Shqipëria jo vetëm që është një vend shumë i varfër, por edhe „një shoqëri patriarkale ekstreme“, ka vlerësuar etnologu dhe eksperti për Shqipërinë, Andreas Hemming në një bisedë për „NDR.de“, të cilën e transmeton „Shtegu.com“. Veçanërisht në rajonet rurale ku strukturat sociale ende i përmbahen Kanunit. Kjo e drejtë arkaike ekziston që nga mesjeta dhe rregullon jetën e përbashkët në familje të mëdha dhe bashkësi.

hemming100_v-zweispaltig

Andreas Hemming

 

Roli i gruas në Kanun është shumë i ulët, si psh: „Gratë duhet ta hapin gojën vetëm kur të hanë bukë“. Shumë pak të drejta, vetëm obligime: „Gruaja barazohet me një gomar“, pohon Heming. Një gomar, i cili sipas Kanunit është pronë e burrit dhe i cili duhet ndëshkuar: Pothuajse çdo e treta femër në Shqipëri është viktimë e dhunës shtëpiake, vlerëson Amnesty International (AI). Kështu për shembull, nga janari deri në fund të shtatorit të vitit të kaluar, policia shqiptare ka shënuar 3.094 raste të dhunave familjare, ndërsa vetëm një e treta e këtyre rasteve ka pasur konsekuenca juridike.

Dhuna ndaj grave në rajonet rurale është tabu temë. E gjithë dhuna ndaj tyre, argumentohet me turpin e tyre të imponuar në familje për të kërkuar të drejtat. „Në shumë vende të tilla, nuk ka femra në hapësirat publike, nuk mund të vërehet ndonjë femër në kafene – apo në ndonjë rast të posaçëm, e shoqëruar me vëllanë“, përfundon përshkrimin e më të gjerë Hemming, i cili për çdo vit udhëton në Shqipëri dhe vëzhgon zhvilimin e vendit nga atje.

 

Loading...