Një aligator rrëmbeu një fëmijë teksa po luante në ujë përpara familjes.

Ngjarja tronditëse u regjistrua në një resort të Disney në Orlando, SHBA.

Djaloshi 2-vjeçar po luante në ujë në kompleksin luksoz, kur aligatori sulmoi papritur.

Prindërit e tij panë të terrorizuar se si reptili ia nguli dhëmbët përpara se ta tërheqë në ujë.

Në përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar jetën e fëmijës, babai hyri në ujin e cekët dhe u përpoq të luftojë me aligatorin.

Ai mbeti me plagë në duar, por nuk e shpëtoi dot fëmijën.

Edhe mamaja e fëmijës, e cila po luante me atë në ato momente, u zhyt në ujë nga paniku.

Më shumë se 50 persona janë përfshirë në kërkimet për djalin.

Gjyshi i fëmijës tha se ata shpresojnë për më të mirën.

Ndërkohë autoritetet thonë se do jetë një sfidë e fortë të gjejnë të gjallë fëmijën.

 

Loading...