Tronditet Arabia Saudite: Merr flakë aeroplani që i çonte në Rostov

Momente terrori për skuadrën e Arabisë Saudite, pasi avioni me të cilin po udhëtonin drejt Rostovit ka shfaqur probleme. Njëri nga motorët ka marrë flakë dhe ka krijuar panik te stafi i skuadrës arabe.

Gjithsesi, problemi nuk e ka penguar pilotin të mbërrijë në destinacion, sepse pas disa minutash vonesë, avioni është ulur në aeroportin e Rostovit dhe për udhëtarët e stafin nuk ka pasur asnjë problem.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Federata Arabe e Futbollit, që nëpërmjet një deklarate ka njoftuar se tashmë skuadra është në Rostov dhe po vijon programin për të përgatitur ndeshjen e radhës, që do të luhet të mërkurën ndaj Uruguait.

Loading...