“Tërmet” te Argjentina vetëm pak ditë përpara startit të Botërorit Rusi 2018, aty ku Leo Messi me shokë do të shkojnë me objektivin për të rikthyer trofeun e Kupës së Botës në Argjentinë pas plot 32 vjetësh.Trajneri i La Selecion Jorge Sampaoli është përfshirë në një skandal seksual dhe rrezikon seriozisht shkarkimin nga stoli i kombëtares.Gjithçka është zbuluar në një emision radiofonik nga gazetari Gabriel Anejo, i cili ka deklaruar se trajneri i Argjentinës ka tentuar të përdhunojë një kuzhiniere në ambientet e Federatës Argjentinase të Futbollit.Kjo e fundit ka dashur të bëjë denoncim, por është këshilluar të mos flasë para Kupës së Botës, ndërsa mendohet se edhe te paguar për të heshtur.Një histori e çuditshme, sepse në media flitet për skandal, por ka edhe dyshime, pasi gazetari që akuzon nuk i ka për herë të parë histori të tilla bombastike dhe më parë ka akuzuar edhe Lavezzin se pi hashash.Presidenti i AFA-s ndërkohë Claudio Fabian po shqyrton seriozisht mundësinë për të shkarkuar Sampaolin përpara fillimit të Kupës së Botës dhe për ta zëvendësuar atë me një trajner të ri.

Loading...