Bayern Munich ka barazuar në mënyrë të papritur ndaj Freiburg. Skuadra e Kovac duhet të kënaqet me një barazim 1-1 në Allianz Arena, një barazim që ka zhgënjyer së tepërmi tifozët dhe bordin drejtues teksa Borussia Dortmund është shkëputur edhe dy pikë të tjera.

 

Skuadrës bavareze i është dashur 80 minuta për të gjetur golin e avantazhit kur Gnabri dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje fantastike në hyrje të zonës.

 

Por miqtë kanë befasuar të gjithë me golin e barazimit në minutën e 89’ me Holer. Bundesliga këtë vit do të jetë argëtuese. Ndërkohë Borussia-s i ka mjaftuar goli i Marco Reus në minutën e 27’ për të marrë tre pikë të rëndësishme ndaj Ëolfsburg.

Skuadra e Favre nuk ka qenë në ditën e saj më të mirë, por gjithsesi ka bërë një punë të shkëlqyer në mbrojtje duke ruajtur këtë fitore që e shkëput edhe dy pikë të tjera nga Bayern. Tashmë Borussia ndodhet në krye me 24 pikë, pesë më shumë se kampionët në fuqi.

 

Loading...