Lajme të këqija për Milan-in. Lucas Biglia, pas dëmtimit të pësuar gjatë stërvitjes së zhvilluar të mërkurën e kaluar në pulpë, i është nënshtuar operacionit.

Ndërhyja, e zhvilluar këtë të enjte në Finlandë nga Profesor Sakari Orava në prani të përgjegjësit sanitar të klubit, dokotorit Stefano Mazzoni, ka qenë e suksesshme.

Megjithatë, lojtari do të mungojë për katër muaj.

Loading...