Kosovë-Shqipëri

Tronditet PDK-ja, i largohen dy anëtarë të rëndësishëm

auto_f1507377914

Partia Demokratike e Kosovës, ka pësuar goditje, pasi e kanë braktisur dy anëtarë të saj. Profesoresha e Ekonomikut, Justina Pula, ka dorëzuar dorëheqjen nga pozita e Shefes së Forumit të Gruas në PDK dhe nga të gjitha pozitat tjera në këtë parti.

Ajo nuk ka treguar arsyen, por ka bërë të ditur se dorëheqjen e ka ofruar kohë më parë. “Moti ka ndodhur. Faleminderit shumë…”, ka thënë zyrtarja e deritashme e PDK-së, kur është pyetur se pse ka dhënë dorëheqje prej Forumit të Gruas së PDK-së.

Ndërkaq, sot ish-anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së Xhevdet Smakiqi, i është bashkuar zyrtarisht Nismës për Kosovën, duke braktisur partinë e Kadri Veselit. Ai është prezantuar nga kryetari i Nismës Fatmir Limaj, i cili e ka vlerësuar si profesionist të madh Smakiqin, përcjell Bota sot.

Image

Limaj dhe Smakiqi

“Xhevdet Smakiqi është një profesionist i madh. Është kënaqësi që ai po vjen në shtëpinë tij. Vendin e presin sfida të mëdha në vitet në vazhdim. Institucioneve të vendit u duhen njerëz profesionist si Smakiqi”, ka thënë Limaj.

E, i sapoaderuari tek Nisma për Kosovën, Xhevdet Smakiqi është shprehur i lumtur që po i bashkohet Nismës. Ai është zotuar se do të japë kontributin e tij tek Nisma për Kosovën./BS

To Top