Tronditet Shkupi, 25 vjeçari i kërkon ujë gjashtëvjeçares, pastaj e dhunon

 

Një 25 vjeçar nga Shkupi kërkohet nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet të ketë kryer veprën: përdhunim të vajzës së mitur (6 vjeç), njofton MPB.

Vepra makabre e 25 vjeçarit ka ndodhur në oborrin e shtëpive ku ai dhe viktima jetonin.

25 vjeçari e ka shfrytëzuar kohën kur nuk ka qenë në shtëpi askush nga familja e 6 vjeçares dhe ka kërkuar një gotë ujë. 6 vjeçarja e ka shërbyer me ujë dhe është larguar për në shtëpi. Ai e ka ndjekur dhe atje ka kryer aktin e turpshëm.

Gjykata Themelore Shkupi 1 i ka dhënë urdhër policisë për arrestim ku duhet të qëndroj të paktën 30 ditë në paraburgim deri në një vendim final për veprën e kryer.

Viktima, e mitura tani ka pasoja fizike dhe psiqike pasi është e tronditur. Mjekët e kanë mbajtur për shërim.

Përndryshe, disa ditë më herët një të moshuarit ju shqiptua dënim prej 4 vitesh për veprën e njejtë, të kryer në Shkup para disa muajve.

 

Loading...