Një rast makabër i ka ndodhur te stacioni hekurudhor një vajze nga Gazi Baba, që ka tronditur mbarë Shkupin por edhe opinionin në Maqedoni.
Sipas policisë, bëhet fjalë për dhunim të një vajze adoleshente (nën 18 vjeç) nga një person i panjohur. Rasti ka ndodhur para disa muajve, mirëpo në policinë e Gazi Babës është paraqitur para një jave (31 gusht), pasi është konstatuar se vajza ka mbetur shtatzënë, transmeton Gazeta Lajm.
“Në stacionin policor Gazi Babë, shkupjan 54 vjeçar ka denoncuar se para katër ose pesë muajve është dhunuar vajza e tij 17 vjeçare, nga një person i panjohur, i cili pasi e ka takuar te Stacioni hekurudhor me dhunë e ka future në veturë dhe ka kryer akte seksuale”, njoftoi policia.
Sipas MPB-së, babai i vajzës ka kuptuar për rastin para tre javëve, pas bisedës me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Prindërit e kanë dërguar vajzën në kontroll në klinikën “Nënë Tereza” ku mjeku ka konstatuar se ajo është shtatzënë.
Policia po punon në ndriçimin e plotë të rastit.

Loading...